Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

VIDEO/ Wembley ngjyroset i kuq, Liverpool mposht Chelsean në një finale dramatike

Liverpool fiton trofeun e Carabao Cup teksa mposhti në një finale spektakolare, Chelsean me rezultatin 0-1 (pas kohës së rregullt). Në Wembley pati nga të gjitha, raste, nerva, shtylla dhe gola të anuluar.

90 minutat nuk prodhuan fitues teksa u desh koha shtesë për të përcajtuar fituesin. Goli erdhi dy minuta nga fundi i krejt ndeshjes me Virgil Van Dijk që realizoi me kokë për tëndezur festën e kuqe në stadiumin mitik të Londrës.

Lexo edhe: 

Klopp dhe të tijtë festuan me të drejtë në fund ndërsa Mauricio Pochetino duhet të kënaqen me një ndeshje të cilën e luftuan deri në fund dhe ku dhuruan gjithçka.

Chelsea-Liverpool 0-1

Liverpool gjen golin dy minuta nga fundi i ndeshjes, realizon Van Dijk

76′ Palmer lëviz bukur në zonë, pason për Gallagher me mesfushorin që tenton portën, por sheh topin që ndalet nga shtylla

60′ Virgil Van Dijk gjen rrugën e rrjetës falë një goli të Van Dijk. Holandezi godet saktë me kokë dhe mposht portierin Petrovic. Megjithatë, pak minuta më pas ndërhyn sistemi VAR që dallon një pozicion jashtë loje të Endo, me mesfushorin që bllokon mbrojtësin Colwill

40′ Liverpool shumë pranë golit, Gakpo godet me kokë, por ndalet nga shtylla 

33′ Jackson pason për Sterling që bën detyrën dhe shënon, megjithatë loja ndalet për pozicion jashtë loje me VAr që konfirmon më pas vendimin e anësorit

21′ Mundësia më e mirë për të zhbllokuar finalen mes Chelseat dhe Liverpoolit i takon Cole Palmer. Sulmuesi ndalet në mënyrë fantastike nga Kelleher

Në Angli është dita e finales së parë të sezonit, ajo për Kupën e Ligës në Wembley mes Chelseat dhe Liverpool. Jurgen Klopp dhe Mauricio Pochetino zbulojnë edhe titullarët respektivë teksa tekniku gjerman i beson sulmin Gakpo dhe Diaz ndërsa rikthehet titullar Robertson.

Lexo edhe: 

Nga ana tjetër, Pochetino i beson në ofensivë treshes Palmer, Sterling dhe Jackson.

Formacioni i Chelseat:

Formacioni i Liverpool:

Lajme të tjera

Conference League

Fitore e madhe e Egnatias në kryeqytetin e Islandës. Kampionët e Shqipërisë mposhtën 0-1 Vikingurin në një ndeshje emocionuese, me ritëm dhe plot raste....

Merkato

Jo vetëm Ngolo Kante, West Hami po provon të sigurojë edhe shërbimet e Fikayo Tomorit nga Milani. Anglezi është objektivi i madh i klubit...

Kategoria e Parë

Flamurtari kërkon me çdo kusht rikthimin në Superiore. Drejtuesit e klubit vlonjat kanë zhvilluar një merkato cilësore në emra deri tani, ndërkohë që pjesë...

Merkato

Bayerni është një nga klubet më aktive në këtë merkato të verës. Nga Olise te Palhinha e më gjerë, drejtuesit e klubit gjerman kanë...