Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Zhegrova protagonist absolut, Lille fiton ndaj Lens në “Stade Pierre-Mauroy”

Lille-Lens çelën javën e 27-të të Ligue 1, me vendasit që “shijuan” 3 pikët falë sulmuesit të përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova.

Ndeshja e luajtur në “Stade Pierre-Mauroy” u mbyll me rezultatin 2-1, me të dy golat që për Lille i shënoi sulmuesi dardan.

Nëntë minuta lojë i mjaftuan Zhegrovës për të gjetur rrugën drejt rrjetës dhe për të kaluar Lille në avantazh.

Lexo edhe:

Ndërkohë, në minutën e 60′ Edon Zhegrova u gjend në vendin e duhur në kohën e duhur dhe realizoi golin e dytë për Lille.

Wahi, i cili e nisi këtë takim nga stoli gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 78′ dhe rihapi sfidën.

Megjithatë, gjithçka në fund u mbyll me rezultatin 2-1, me Lille që pas këtij takimi renditet momentalisht në vend të tretë me 46 pikë, teksa Lens renditet në vend të gjashtë me 42 pikë.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...