Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Vila: Nuk i bëmë nder Kukësit, por fituam për vete. Për Lorencon uroj më të mirën

Emiljano Vila u zgjodh edhe njeriu i ndeshjes mes Teutës dhe Tiranës, pasi shënoi golin që u dha 3 pikët durrsakëve, por njëkohësisht rihapi edhe kampionatin që po u afrohej bardhebluve nga java në javë.

Në intervistën e dhënë për Supersport në përfundim të takimit, ish mesfushori i kombëtares shqiptare pranoi se ndihet më mirë kur luan më i avancuar në fushë, ndërsa foli me superlativa edhe për kushëririn e tij, që tani e ka shok skuadre.

Sot luajtët më përpara dhe menjëherë gjetët rrugën e rrjetës. Mos ndoshta jeni sakrifikuar shumë duke luajtur i tërhequr?
Kur luan më përpara shfaq edhe anët më të mira, pasi është një rol i hershëm për mua dhe ndihem më mirë. Megjithatë nuk është hera e parë që luaj edhe i tërhequr dhe këtë e kam bërë për të ndihmuar skuadrën, pasi siç e shpjegoi edhe trajneri, kemi pasur mungesa. Gjithsesi unë jam gati të bëj më të mirën kudo ku të luaj.

Shënuat dhe pasimin e morët prej kushëririt tuaj, me të cilin po krijoni një “feeling” edhe në fushën e lojës tashmë…
Më bëhet qejfi shumë që Lorenco ka bërë hapa shumë të mira. Shpresoj që të ecë në këto ritme dhe të bëjë më shumë karrierë se mua.

Pas kësaj ndeshjeje të bukur, a do të ishte triumfi në Kupë, mbyllja më e mirë për këtë sezon?
Kjo ishte një ndeshje karakteri dhe duhen falënderuar të gjithë çunat për atë që dhanë në fushën e lojës. Ne duhet të kapim Europën nga kampionati dhe më pas të mendojmë edhe për Kupën e Shqipërisë, që sigurisht do të donim ta fitonim. Me fitimin e Kupës, jo vetëm unë por i gjithë stafi do ishte i kënaqur për 100 vjetorin. Shpresojmë ta fitojmë, pasi ky është edhe objektivi jonë.

Mendoni se i bëtë nder Kukësit sot në garën për titull?
Ne dhamë maksimumin sot dhe nuk i dhamë asist Kukësit, por vetes sonë. Në Laç ishte një moment i keq për mua. Kam luajtur gjithmonë prapa dhe shpresoj të luaj më shumë para për të treguar paraqitje më të mira.

Lajme të tjera

Euro 2024

Szymon Marciniak ishte protagonist në gjysmëfinalen Champions League mes Real Madrit dhe Bayern, duke anuluar një gol të gjermanëve në limitet  lojës, pasi i...

Champions League

Arbitri Daniele Orsato shpërtheu në lot në përfundim të sfidës PSG-Dortmund, e cila ishte e fundit në Europë për italianin. Orsato do të tërhiqet...

Champions League

Real Madrid-Borussia Dortmund. Kjo do të jetë finalja e këtij edicioni në Champions League. Në mitikun Wembley, 1 qershor. “Los Blancos” iu falën dygolëshit...

Kategoria Superiore

Teuta prek Final 4-ën e titullit kampion. Durrsakët vijojnë të kalojnë një moment të shkëlqyer, duke siguruar matematikisht mbijetesën dhe duke e parë veten...