Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Vllaznia me hap kampioni, ecuria e javëve të fundit rikthen besimin në Shkodër

Vllaznia është skuadra e momentit në Superiore. Shkodranët numërojnë pesë fitore radhazi në kampionat e tani e shohin veten në vendin e tretë me një diferencë prej vetëm 3 pikësh me Partizanin e vendit të dytë. Trajneri Qatip Osmani ka rregulluar diçka në skuadër, teksa në 10 ndeshjet që ai ka drejtuar ka marrë 6 fitore, 2 barazim e ka pësuar 2 humbje me dy ekipet që ndodhen më sipër në klasifikim, Egnatia dhe Partizani.

Lexoni edhe:

Në katër ndeshjet e fundit, kuqeblutë nuk kanë pësuar asnjë gol dhe në Shkodër besojnë se kanë shanse reale për të arritur titullin kampion. Skuadra ka bërë disa ndryshime në organikë, ndërkohë që deri në fund të merkatos nuk përjashtohet mundësia që të ketë dhe ndonjë lojtar tjetër që do u bashkohet shkodranëve.

Vllaznisë i mungon titulli kampion nga viti 2001, ndërkohë që së fundmi fituan Kupën e  Shqipërisë në edicionin 2021-2022 dhe Superkupën në edicionin pasues. Ndeshja e radhës për shkodranët do të jetë në mesjavë ndaj Flamurtarit në Kupën e Shqipërisë në “Loro Boriçi” dhe më pas do të presë po në shtëpi Partizanin.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...