Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Vllaznia-Teuta sezoni i ri nis me Superkupën!

Të shtunën në orën 19:00 do të ulet perdja e skenës dhe do të nisë sezoni i ri 2021-2022 i futbollit shqiptar. Ashtu si ndodh prej disa vitesh është Superkupa  që do të jetë hapi i parë i sezonit të ri me Teutën kampionë në fuqi që do të kërkojë trofeun e 4-t në 2 vitet e fundit, por që për ta bërë diçka të tillë do të duhet të thyejë Vllazninë që vjen me petkun e fitueses së Kupës.

Risia më e madhe e këtij edicioni është sistemi VAR. Ka disa kohë që gjyqtarët po trajnohen, madje duke e testuar sistemin e ri teknologjik për të qënë sa më të përgatitur në shfrytëzimin e pamjeve filmike që do të ndihmojnë kryesorin të vendosë për rastet e dyshimta dhe sistemi VAR në Shqipëri do të nisë zyrtarisht rrugëtimin me finalen e Superkupës që do të luhen në “Elbasan Arena”.

Në përfundim të Superkupës do të ketë një pauzë për shkak të ndeshjeve të përfaqësueses dhe më tek sezoni i ri i Kategorisë Superiore do të nisë rrugëtimin më 10 shtator, ku 10 skuadra do të hyjnë në garë për të realizuar objektivat, teksa elita e futbollit shqiptar do të mirëpresë pas 9 vitesh një emër të madh si Dinamo. Në fund, por jo për nga rëndësia, gjithcka që lidhet me futbollin shqiptar, Superkupë, kampionat e Kupë Shqipërie do të kalojë ekskluzivisht nëpërmjet platformës më të dashur për të gjithë shqiptarët, Digitalb.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...