Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“Vllazninë e dua kampione”, Memelli: Këtu të gjithë bëjnë trajnerin, në Shkodër nuk kisha presion!

I ftuar në emisionin “Elite Show” në SuperSport, Migen Memelli shpjegoi edhe arsyen se përse ka ndryshuar aq shumë skuadra gjatë karrierës së tij si futbollist ndërsa shtoi se në kohën kur ai luante futboll, klubet nuk kishin projekte afatgjata. Ndër të tjera, Memelli foli edhe për periudhën e tij te Vllaznia, aty ku ishte trajner në 10 javët e para të këtij sezoni.

Lëvizja në shumë skuadra gjatë karrierës- “Mungesa e projekteve na shtynte të bënim lëvizje në atë kohë. Kontrata ishin njëvjeccare, afatshkurtra, dëshira për t’u larguar jashtë Shqipërisë në kampionate më të forta. Më pas te fundi në Arabi, vlera monetare të tërhiqte për të shkuar. Po të kisha qëndruar në një skuadër, mund të kisha shënuar edhe më shumë gola. Sulmuesit, janë kthyer në industry dhe vlerat e larta monetare i tërheq ata”.

Tabela me skuadrat ku është aktivizuar Memelli gjatë karrierës:

Periudha si trajner te Vllaznia- “Me Plorin kërkuam të riformatonim skuadrën, ikën Latifi, Gurishta, Marku, Zogovic. Në atë periudhë rëndësi kishte rëndërtimi i skuadrës. Morëm Grudën, Krymin, Smajlin, Stojanovic. Morëm një portier pa eksperiencë si Qarri. Me pak fat mund të kalonim turin me Linfield në Europë.

Duhej kohë që skuadra të kolaudohej, kishte mungesa dhe në 10 javët e mia skuadra nuk ishte kurrë e plotë. Në dy ndeshje, Egnatia dhe Tirana kemi luajtur me 10 lojtarë për karton të kuq. Nuk dua të justifikohem, por më vjen mirë që Vllaznia ka gjetur ritmin dhe 11-tëshen e duhur. Dua ta shoh kampione!

Lexo edhe:

Presioni te Vllaznia? Nuk e kam ndjerë. Problem janë rrjetet sociale, dy milionë e gjysmë këtu tek ne bëjnë trajnerin. Një president klubi që nuk ndikohet nga rrjetet sociale është Ardian Takaj. Unë jam fokusuar te puna dhe nuk e kam ndjerë presionin. Ne si trajner nuk e ruajmë institucionin. Nga jashtë është e lehtë të flasësh, ke trajnerë që bëjnë detyrën dhe më pas bëjnë opinionistin. Trajnerët kur dalin në studio, duhet të mbrojnë statusin e trajnerit”, u shpreh Memelli.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...