Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Ylli i Liverpoolit i befason të gjithë: Paguaja para për të luajtur kur isha 16 vjeç!

Në futboll asgjë nuk është e lehtë. Diogo Jota ka sakrifikuar shumë për t’u bërë futbollisti që është sot. 25-vjeçari luan me Liverpoolin, një nga klubet më të mëdha në botë, teksa është edhe titullar te kombëtarja portugeze.

Sulmuesi po kalon një moment shumë të mirë, ndërkohë që është rikthyer pas në kohë në prononcimin e dhënë për Sky Sports, aty ku thekson se nuk e kishte menduar kurrë që do të shkonte kaq larg si futbollist.

Kur isha 16 vjeç luaja për Gondomar. Më duhej të paguaja çdo muaj për të luajtur. Në fakt nuk paguaja unë, e bënin prindërit e mi. Ashtu ishin gjërat, duhet të paguaje para për të zbritur në fushë, në Portugali janë gjërat ndryshe krahasuar me Anglinë.

Vetëm kur u transferova te Paços Ferreira fillova të fitoja disa para. Gjithmonë kam punuar fort dhe jam përpjekur të arrija sa më shumë. Kur isha i ri nuk luaja me skuadra të mëdha. Shumë nga shokët e mi u transferuan te Porto dhe Benfica.

Unë konsiderohesha një lojtar i mirë, por kurrë nuk kam qenë më i miri. Kur u paraqit mundësia, e shfrytëzova. Mendoj se kur je i ri, je gjithmonë plot shpresë dhe besim për t’u bërë i suksesshëm, por nuk mendoja se do të arrija deri te Liverpooli”, deklaroi goleadori portugez, i cili sezonin e kaluar realizoi 21 gola me ekipin e Jurgen Klopp.

“The Reds” paguan 45 milionë euro në arkat e Wolves dy vite më parë për kartonin e sulmuesit luzitan. Diogo Jota ka luajtur më parë edhe me Atletico Madrid dhe Porton. “Colchoneros” e blenë 7 milionë euro nga Paços Ferreira (2016), por lojtari portugez nuk debutoi kurrë me ekipin e Diego Simeones.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...