Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Zyrtare/ Kukësi ndërpret bashkëpunimin me mesfushorin Taipi

Ashtu siç pati paralajmëruar SuperSport një ditë më parë, Shqiprim Taipi është larguar nga Kukësi. Mesfushori dhe klubi verilindor kanë vendosur të mos rinovojnë më bashkëpunimin, teksa ka qenë vetë Kukësi që ka njoftuar ‘divorcin’ në rrjetet sociale.

Në një komunikatë zyrtare, verilindorët falënderojnë mesfushorin për kontributin e dhënë, publikojnë edhe shifrat e tij me fanellën e Kukësit.

“FK Kukesi njofton përfundimin e kontratës me lojtarin Shqiprim Taipi. Shqiprimi kontribuoi ne 70 ndeshje me fanellën e Kukësit ku shënoi 4 gola edhe asistoj ne 3! Klubi e falendëron për kontributin e tij ne ekip edhe i uron shume suksese ne te ardhmen! Faleminderit, Shqiprim!”, shkroi Kukësi në rrjetet sociale.

Lexo edhe:

Pas Shqiprim Taipit, pritet që nga verilindorët të largohet edhe vëllai i madh i tij, Gjelbrim Taipi, i cili ka mbajtur shiritin e kapitenit te Kukësi dhe ka vendosur rekord, duke luajtur të gjithë ndeshjet sezonin e kaluar.

Ndërkohë, pezull është edhe e ardhmja e emrave si Ndreca, Basha e Bytyçi, të cilëve u ka përfunduar kontrata me klubin verilindor.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...