Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

E konsideroi idhull, Pep Guardiola merr një urim special nga aktorja hollivudiane

Aktorja me famë botërore, Julia Roberts, ka uruar trajnerin spanjoll, Pep Guardiola, dhe Manchester City-n për fitoren në finalen e Champions League ndaj Interit.

“Urime Pep Guardiolës që udhëhoqi ekipin tuaj për të qenë kampion i Champions League”, publikoi Julia Roberts, duke ndarë postimin me më shumë se 11 milionë ndjekësit e saj në Instagram.

Urimi i aktores së njohur hollivudiane ka marrë mbi 90 mijë “like” në vetëm pak orë.

Lexo edhe: 

Pep Guardiola bëri një deklaratë kurioze, që u bë virale, pasi Manchester City eliminoi RB Leipzig për t’u kualifikuar në çerekfinale të Championsit:

“Unë jam një dështim në Ligën e Kampionëve. Nëse e fitoj Ligën e Kampionëve tri herë radhazi, do të jem sërish një dështim.”

Trajneri spanjoll i City-t duhej të shpjegonte teorinë pse kishte përmendur aktoren:

“Kam tre idhuj në jetën time: Michael Jordan, Tiger Woods dhe Julia Roberts. Julia Roberts erdhi në Manchester disa vite më parë (në 2017), jo ne vitet ‘90 kur Sir Alex Ferguson po fitonte trofe vit pas viti. Ajo erdhi në periudhën kur ne ishim më mirë se United dhe prapëseprapë shkoi te Manchester United.

Edhe nëse fitoj Championsin, nuk do të krahasohet me faktin që Julia Roberts erdhi në Manchester dhe nuk erdhi të na shohë.”

Lajme të tjera

Euro 2024

Szymon Marciniak ishte protagonist në gjysmëfinalen Champions League mes Real Madrit dhe Bayern, duke anuluar një gol të gjermanëve në limitet  lojës, pasi i...

Champions League

Arbitri Daniele Orsato shpërtheu në lot në përfundim të sfidës PSG-Dortmund, e cila ishte e fundit në Europë për italianin. Orsato do të tërhiqet...

Champions League

Real Madrid-Borussia Dortmund. Kjo do të jetë finalja e këtij edicioni në Champions League. Në mitikun Wembley, 1 qershor. “Los Blancos” iu falën dygolëshit...

Kategoria Superiore

Teuta prek Final 4-ën e titullit kampion. Durrsakët vijojnë të kalojnë një moment të shkëlqyer, duke siguruar matematikisht mbijetesën dhe duke e parë veten...