Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

2 fitore radhazi kanë rikthyer qetësinë, por Kukësi çalon në 45 minutat e para

Dy fitore radhazi kanë kthyer sërish buzeqeshjen te Kukësi, që edhe falë fitores së Skënderbeut në kryeqytet shikon veten 4 pikë larg kreut, dhe brenda objektivit për të rikthyer në klubin verilindor titullin kampion. Sukseset ndaj Kastriotit dhe së fundmi Laçit, kanë bërë që të harrohen disi humbjet me Skënderbeun dhe Partizanin që ndërprenë një seri pozitive prej 4 fitoresh rradhazi në kampin e Armando Cungut, megjithatë edhe dy fitoret e fundit, ashtu si dy humbjet me rivalët direktë, kanë patur një emërues të përbashkët, futjen me vonesë në lojë. Ndaj Skënderbeut, verilindorët paguan një pjesë të parë të dobët, duke mos arritur të finalizojnë në të dytën ku shfaqën një tjetër fytyrë, e njëjta histori edhe me Partizanin ku madje në fraksionin e dytë Kukësi krijoi më shumë raste por sërish pa mundur të finalizojë.

Edhe ndaj Kastriotit fillimi nuk ishte ai i duhuri, me Kukësin që e mbylli në disavantazh pjesën e parë, pavarësisht se në të dytën riti rritmin dhe e përmbysi ndeshjen me golat e Shametit dhe Cordeiros. Historia u përsërit madje dhe ndaj Laçit, ku verilindorët vuajtën agresivitetin e vendasve edhe pse nuk rrezikuan me raste të pastra, për të treguar një tjetër lojë në pjesën e dytë ku e fituan ndeshjen sërish falë brazilianit. Historia e një Kukësi disel, që niset me ngadalë dhe gjen ritmin e duhur vetëm në pjesën e dytë shkon edhe më tej se katër ndeshjet e fundit në fitoren me Luftëtarin, sërish ndeshja u vendos pas pushimit, këtë herë me Reginaldon, plot 5 ndeshje radhazi ku Kukësi nuk arrin të gjejë rrjetën në 45 minutat e para, statistikat indikojnë se verilindorët duhet të gjejnë shpirtin e duhur që nga fillimi i ndeshjes, diçka që këtë muajin e fundit, ju ka munguar.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...