Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Gattuso ‘zemërgjerë’, lejon vizitën e familjarëve të futbollistëve në grumbullim

Humbja e thellë 3-0 ndaj Veronës në ‘Bentegodi’, u shoqërua me vendimin për grumbullimin e Milanit në qendrën sportive, deri në një afat të pacaktuar. Ky vendim u quajt i domosdoshëm nga Gattuso, për të lidhur më shumë lojtarët me njëri-tjetrin, por edhe për të rritur përqendrimin në ekip, ndërsa në të njëjtën linjë ishin edhe drejtuesit e kuqezinjve, që mbështetën iniciativën e trajnerit.

Gjithsesi, pas 2 ditësh e gjysmë izolimi, Gattuso është treguar zemërgjerë dhe ka lejuar që në darkën e të enjtes, të marrin pjesë edhe familjarët e futbollistëve. Kështu të dashurat, gratë, fëmijët apo familjarë të tjerë të kuqezinjve janë mirëpritur në një darkë në Milanello, teksa janë takuar përreth 2 orë me të afërmit e tyre në izolim.

Nuk dihet ende nëse kjo darkë ka qenë një shpërblim nga ana e Gattusos, për angazhimin e futbollistëve, apo trajneri i Milanit ka tentuar të zbusë situatën, pasi sipas medieve pranë kuqezinjve, futbollistëve u kishte ikur buzëqeshja në këtë grumbullim. E shtuna mund të jetë dita e fundit e grumbullimit për Milanin, por në rast të ndonjë rezultati negative, nuk përjashtohet mundësia që izolimi të vijojë deri në derbin e 27 dhjetorit, për Kupën e Italisë.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...