Connect with us

Hi, what are you looking for?

FA Cup

Nottingham Forest turpëron Arsenalin, kualifikohet Tottenhami

Arsenali merr nje goditje të rëndë duke u eliminuar nga Nottingham Forest në FA Cup. 4-2 përfundoi takimi I zhvilluar në “City Ground”, rezultat që e nxjerr me turp jashtë kompeticionit skuadrën e Arsen Wenger. Trajneri francez duket se e kishte marrë lehtë kundërshtarin e Championship, duke bërë ndryshime të shumta në formacion, për dëshira e Forest për të vijuar më tej dominoi mbi cilësinë e “topçinjve”. Amerikani me origjinë polake Eric Lichaj shënoi golin e parë të takimit në minutën e 20-të, por Mertesacker barazoi vetëm pas 3 minutave. Gjithsesi, autori i golit të parë ktheu avantazhin për Nottinghamin me golin e dytë personal në minutën e 44-t, pas një tjetër kërcimi të bkur me kokë.

Brereton shënoi të tretin për vendasdit me 11-metërsh në minutën e 64-t, ndërsa Welbeck rihapi ndeshjen në minutën e 79-të pas një gabimi të portierit.

Gjithsesi, Forest fitoi një tjetër 11-metërsh në minutën e 85-të, që u shndërrua në gol nga Kieran Dowell.

Vendasit ehde pse luajtën në shtesë me një lojtar më pak e ruajtën epërsinë duke e merituar kualifikimin.

Kalojnë në raundin tjetër të FA Cup Newport, që fitoi 2-1 me Leeds, Tottenhami që kaloi lehtësisht 3-0 AFC Wmbledon me dygolëshin e Harry Kane dhe finalizimin e Vertongen , ndërsa Shrewsbury – West Ham përfundoi 0-0, që do të thotë se do  të luhet një tjetër takim këtë radhë në fushën e West Hamit.

 

 

 

 

Newport – Leeds 2 – 1

Shreësbury – West Ham 0-0

Tottenham – AFC Wimbledon 3-0

Nottingham – Arsenal 4-2

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...