Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Reali i Madridit ‘zhytet” në krizë, e mposht edhe Villareali

Reali i Madridit është zyrtarisht në krizë. Pas humbjes ndaj Barcelonës dhe barazimit në Vigo ndaj Celtës, Los Blancos pësuan një tjetër disfatë këtë herë shokuese me rezultatin 0-1 nga Villareali në Santiago Bernabeu. Një humbje që jo vetëm nxjerr përfundimisht skuadrën e Zidane nga gara për titull por tashmë Reali rrezikon edhe një vend në Champions pasi Villareali dhe Sevilla janë shumë pranë. Ishte një ndeshje e dominuar nga madrilenët por Ronaldo me shokë nuk patën fatin me vete ndërsa për t’u vlerësuar edhe paraqitja spektakolare e portierit të Villarealit Asenjo që priti gjithçka që i doli përpara. Los Blancos shpërdoruan shumë raste dhe në fund u ndëshkuan nga goli me parabol i Fornals që i dha fitoren nëndetses së verdhë. Pas kësaj humbjeje pozicioni i trajnerit Zinedine Zidane mund të jetë në rrezik edhe pse gjasat janë që francezi ta mbyllë sezonin me klubin merengues dhe të largohet në verë.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...