Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Infantino dhe Ceferin i dërgojnë mesazhe urimi Dukës

Në drejtim të Presidentit të rizgjedhur të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka kanë ardhur urimet e para nga dy krerët më të lartë drejtues të futbollit europian dhe botëror. Lajmin e bën të dituar vetë federata përmes një postimi në faqen zyrtare.

Fillimisht ka qënë presidenti i Uefa-s, Aleksander Ceferin i cili menjëherë pas përfundimit të votimit, ka telefonuar Duken duke e uruar për fitoren si dhe duke vënë theksin se bashkëpunimi për projekte të përbashkëta  mes FSHF dhe UEFA-s do të vazhdojë të jetë akoma edhe më i ngushtë mes palëve. Ceferin gjithashtu në telefonatën e tij ka komplimentuar presidentin Duka për mbarëvajtjen normale të punimeve.

Kreu i futbollit vendas është uruar gjithashtu përmes një tjetër bisede telefonike dhe nga Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino. Gjithashtu dhe zvicerani përgëzoi Dukën  për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të asamblesë, teksa rikonfirmoi thellim të mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy institucioneve.

Po kështu edhe Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino zhvilloi një bisedë telefonike urimi me presidentin Duka për votëbesimin që i dha sërish asambleja. Edhe kreu i FIFA-s përgëzoi Dukën për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të Asamblesë dhe njëherësh rikonfirmoi thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy institucioneve.

 

 

 

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...