Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Skënderbeu, rotacion masiv ndaj Teutës, Vila projektohet si 9-fals

Rotacion, por me masë nga Ilir Daja për ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të Kupës me Skënderbeun. Skuadra korçare e ka fituar 2-0 sfidën e parë, udhëton në kampionat e distancuar nga ndjekësit dhe përballë gjen një Teutë në pikën ndoshta më të ulët të sezonit, por të gjitha këto nuk mjaftojnë për të ndryshuar filozofinë e trajnerit të Skënderbeut. Në formacion vetëm ata që e meritojnë dhe shfrytëzojnë maksimalisht minutat në dispozicion. Në një farë mënyre edhe në sfidën ndaj Teutës ndryshimet janë pak a shumë të kushtëzuara. Në seancën e fundit stërvitore në Korçë, Jashanica është stërvitur veçmas grupit për shkak të një gjendjeje gripale dhe mbrojtësi mund të kursehet për Kupën, duke i hapur dyert e formacionit titullar Fidan Alitit, me 24- vjeçarin nga Presheva që pritet të pozicionohet në qendër të mbrojtjes. Mungesa e Osmanit ndërkohë i lënë jashtë planeve të Kupës për arsye familjare i jep  mundësi Bruno Ditës për t’u aktivizuar në mesfushë, me Ilir Dajën që mund të spostojë Sabien Lilajn në vendin e Osmanit, duke i lënë pozicionin e tij në duart e Ditës. Trajneri i Skënderbeut ndërkohë mund të ofrojë një risi të madhe edhe për sa i përket sulmit, ku kandidohet për pozicionin e qendërsulmuesit Emiljano Vila që është në balotazh me Ali Sowe. Gjithsesi vlen të theksohet se në balotazhin e Dajës sulmuesi nga Gambia është i avantazhuar për faktin se trajneri dëshiron ti japë më shumë minuta, duke qenë se edhe faza përgatitore e Sowe ka qenë disi e cunguar. Janë këto risitë që mund të shihen te Skënderbeu i Kupës, për pjesën tjetër formacioni stabël. Daja nuk dëshiron të rrezikojë edhe pse te Teuta për momentin, Kupa duket një lluks i vështirë për t’u përballuar me skuadrën dursake që rrezikon më shumë se kurrë rënien nga Kategoria. Pas largimit të Stavri Nicës debuton në stolin bregdetar Gentian Begeja, por me vetëm një ditë në drejtim kjo nuk është ndeshja e tij, ndërkohë që të dielën e ardhshme luhet një finale mbijetese me Vllazninë.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...