Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kur kritikat vlejnë, shembulli është Danilo Alves

Gjatë merkatos së dimrit ishte një ndër lojtarët që diskutohej se mund të linte Flamurtarin. Në kategorinë Superiore kishte pretendentë për shërbimet e tij, por ndoshta jo të predispozuar për të shpenzuar ndonjë shumë të rëndësishme. Danilo Alvesh ishte nën kritikë për mungesën e rendimentit, pa ja vënë në diskutim aftësitë teknike, vetëm 1 gol në 16 javët e para të kampionatit ishte vërtet shumë pak për një sulmues me cilësitë dhe pse jo dhe pagën e brazilianit. Në Vlorë vendosën ta mbanin dhe Danilo që në thuajse gjysmën e parë të sezonit kishte tundur vetëm një herë rrjetën këtë 2018 ka rilindur, ka shënuar 3 herë dhe gola vërtet me peshë, duke nisur nga ai i fitores 1-0 me Partizanin në Kupë, vendimtar për kualifikimin e Flamurtarit në gjysmëfinale, me takimin e kthimit që përfundoi 2-1 është pikërisht ai gol që i mundëson skuadrës vlonjate të vazhdojë rrugën drejt trofeut. më pas një tjetër gol i rëndësishëm, ai në barazimin 1-1 me Kukësin në Zeqir Ymeri, një pikë që mban kampionët në fuqi pas skuadrës vlonjate në renditje në luftën për një vend të dytë që në dritën e zhvillimeve të fundit mund të rezultojë shumë i çmuar, dhe në fund edhe goli në finalen e  sfidën me Lushnjën ku u fut nga stoli në pjesën e dytë për të vulosur rezultatin në shtesë. 3 gola në 6 ndeshje është padyshim një rendiment i kënaqshëm, ajo që prisnin në Vlorë nga Danilo. Kritikat e Duros duket se i kanë bërë mirë, me brazilianin që qartësisht është zhbllokuar dhe po gjen më shpesh rrjetën. Në janar ishte pranë largimit, tani Danilo mund të konsiderohet edhe si blerja e duhur për Flamurtarin.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...