Connect with us

Hi, what are you looking for?

MotoGP

Dovizioso bën ligjin në provat e lira në Katar

Andrea Dovizioso ishte piloti më i shpejtë edhe në provat e dyta të lira në Katar, aty ku këtë fundjavë do të zhvillohet gara e parë e Botërorit të Moto Grand Prix që do t’i japë start sezonit të vitit 2018. Piloti italian i Ducatit parashikohet të jetë protagonist dhe të thotë fjalën e tij në garën për titull ashtu si vitin e kaluar. Dovizioso ishte i papërmbajtshëm në të premten e Moto Gp teksa në sesionin e dytë të provave të lira regjistroi kohën më të mirë duke e ndalur kronometrin në 1 minutë 54 sekonda e 361 të mijtat. Menjëherë pas Doviziosos u pozicionua një tjetër italian, Danilo Petrucci që me Pramac Ducatin e tij ishte vetëm 6 të mijtat e sekondit më i ngadaltë se Dovi. Koha e tretë më e mirë në mënyrë surprizuese u regjistrua nga Rins me Suzuki ndërsa ndanë mes tyre vendin e 4-t dhe të 5-të, Lorenzo dhe Iannone. Vetëm i 6-ti në këto prova kampioni në fuqi i Botës, Marc Marquez ndërsa i 9-ti u rendit Valentino Rossi. Më keq shkuan gjërat për pilotin tjetër të Yamahas, Maverick Vinales i cili mbeti jashtë 10-shes së parë.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...