Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Tifozët kundër Juves, protesta të ashpra para derbit të Italisë

Situatë aspak e qetë te Juventusi vetëm 3 ditë përpara sfidës shumë delikate ndaj Interit në Serinë A, përballje që mund të vendosë edhe fatet e titullit kampion.  Paraditen e sotme futbollistët e Juves po kryenin seancën e radhës stërvitore për ndeshjen e të shtunës. Por jashtë qëndrës stërvitore në Vinovo është parë një grup i madh tifozësh ultras të bardhezinjëve të cilët kanë kontestuar ashpër skuadrën për paraqitjen e të dielës së kaluar ndaj Napolit, madje duke përdorur edhe fjalë fyese ndaj lojtarëve. Grupi i tifozëve që kishte mbrritur në Vinovo ka kërkuar shpjegime dhe një përballje me skuadrën. Fillimisht kapiteni Buffon dhe më pas mesfushori Marcchisio kanë biseduar me disa prej tifozëve duke u shpjeguar edhe faktin se përse futbollistët e Juventusit nuk shkuan të përshëndeteshin me tifozët ultras në përfundim të sfidës ndaj Napolit. Megjithatë pavarsisht momentit delikat që po kalon, Juvja mund të mbështetet akoma te fansat e saj të cilët në kangjellat e qëndrës stërvitore kishin vendosur edhe një banderolë me mbishkrimin; Ne me zë, ju me zemër, të fitojmë!

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...