Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

I dha fund krizës ndaj Skënderbeut, Laçi do edhe Kupën

Ndonëse vinte pas 5 ndeshjesh pa fitore, 4 prej të cilave të humbura, Laçi arriti të zhvlerësojë avantazhin e dyfishtë të Skënderbeut, për t’u rikthyer te fitorja, që i sjell qetësi skuadrës.

Nuk është asnjëherë e thjeshtë të kthesh në favor një dizavantazh të dyfishtë, aq më shumë kur përballë ke një ekip me potencial absolut sikundër është skuadra korçare.

Ky sukses i firmosur nga i përhershmi Reginaldo ,i ngjiti bardhezinjtë në vendin e 4-t, pozicion që do t’i dhuronte Laçit pjesëmarrjen në Europa League, një objektiv që në fillim të sezonit nuk ishte në listën e klubit kurbinas, por që sot është shumë pranë për ekipin e Gentian Mezanit.

Fati deshi që kjo përmbysje të finalizohej kundër skuadrës që përbën pengesën e fundit për laçianët në rrugën drejt triumfit në Kupën e Shqipërisë. Pa diksutim që kjo sfidë e fituar nuk do të thotë asgjë në lidhje me finalen e 27 Majit, ajo është një sfidë krejt tjetër dhe Skënderbeu do të vijë me maksimumin motivimit, megjithatë është fakt që në këtë sezon bilanci është në baraspeshë të plotë 2 fitore për secilin ekip.

Ka ende kohë deri në mbrëmjen e finales, por nëse dikush kërkonte një sinjal për të shtuar kreditet e Laçit në Kupë, atëherë takimi i fundit është sinjali më i mirë i mundshëm.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...