Connect with us

Hi, what are you looking for?

Gossip

Eleni Foureira, shqiptarja që po shkëlqen për Qipron në Eurovision dhe lidhja e saj me futbollin!

Në Eurovision njihet me emrin Eleni Foureira. 2 ditë më parë u kualifikua në finalen e madhe të këtij edicioni që po zhvillohet në Lisbonë të Portugalisë pasi performanca e saj me këngën “Fuego” u vlerësua si një nga më të mirat e gjysmëfinales së parë duke ngritur peshë publikun e pranishëm në sallë, madje cilësohet si nga një nga favoritet për ta fituar Eurovisionin e këtij viti. Pas shumë tentativash Entela Fureraj ja arriti qëllimit për të marrë pjesë në Eurovision dhe për të lënë shenjën e saj në këtë eveniment madhështor, po Entela Fureraj sepse ky është emri i vërtetë i 31-vjeçares nga Fieri që bashkë me familjen e saj emigroi drejt Greqisë kur ishte shumë e vogël. Karrierën në muzikë e nisi në vitin 2007, por edhe pse tentoi për vite me rradhë për të përfaqësuar Greqinë në Eurovision, racizmi i shtetit helen ndaj një shqiptareje të suksesshme bëri që ajo të mos e fitonte asnjëherë këtë të drejtë. Por në  shkurt të 2018-ës Entela u përzgjodh për të përfaqësuar Qipron në këtë edicion dhe si për ironi të fatit bukuroshja nga Fieri ja doli të kualifikohej në finale ndryshe nga Greqia që nuk do të jetë pjesë e finales së kësaj të shtune pasi u eliminua në gjysmëfinale. Megjithatë pyetja që mund të ngrejnë të gjithë është se çfarë lidhje ka Eleni Foureira ose më saktë Entela Fureraj me sportin. 31-vjeçarja që prej vitit 2016-të është në një lidhje me mbrojtësin spanjoll të Olympiacos Alberto Botia me të cilin po përjeton një histori shumë të bukur dashurie, edhe pse për çështje privatësie të dy e mbajnë të fshehtë lidhjen që zgjat prej 2 vitesh duke mos postuar asnjë foto sëbashku në rrjetet sociale.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...