Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Cafu zbulon klubin e ardhshëm të portierit Alisson

Alisson Becker ka qenë një nga portierët më të mirë në botë, sa i përket sezonit që lamë pas, duke ndihmuar Romën të mbërrijë deri në fazën gjysmëfinale të Champions Leagues.

Trajneri i Brazilit, Tite i ka besuar fanellën e titullarit për botërorin ‘Rusi 2018’, ndërsa nuk ka munguar as interesi ndaj tij, nga klubet më të mëdha europiane.

Gjithsesi një tjetër legjendë e Brazilit, ish mbrojtësi Cafu ka zbuluar se Alisson do të transferohet te Reali, duke e quajtur tashmë një transferim të kryer.

Deklarata e mbrojtësit brazilian ka ardhur në një video të bërë për një Fan Club madrilen, në Arabinë Saudite, por ajo vihet re, është bindja e Cafu për mbylljen e këtij transferimi.

Kujtojmë që Cafu është një njeri shumë pranë kombëtares braziliane, por edhe pranë Romës, ku ka luajtur për disa sezone, ndërsa besohet se gëzon raporte mjaft të mira me Alisson.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...