Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Laçi synon surprizë në Larnaca, vjen momenti europian për kurbinasit

Rrugëtimi i Lacit në Europa League do të nisë të enjtën në orën 19 në stadiumin “Antonis Papadopulos” të Larnacës aty ku kurbinasit do të përballen me Anorthosis.

Bardhezinjtë të cilët prej tre javësh drejtohen nga Besnik Prenga do të kërkojnë të rregjistrojnë një rezultat pozitiv që në sfidën e parë për të tentuar kualfikimin në takimin e kthimit në Shqipëri. Laçi ka një bonus në këtë takim që është mos prania e tifozëve vëndas në stadium duke qënë se UEFA e ka dënuar klubin qipriot me 2 ndeshje pa praninë e spektatorëve.

E vetmja mungesë për laçianët është ajo e Abdurrahman Fangajt , teksa në mbrojtje pritet të rreshtohen Sefgjini, Hoxhallari, Gjoni teksa ka gjasa që në mbrojtje të tërhiqet edhe Shtubina, ndërkohë që sulmi mund të formohet nga Xhixha e Uzuni.

Në anën tjetër mungesa kryesore e Anorthosis është ajo e Girdon Schildenfeld, teksa po ashtu si kurbinasit edhe skuadra me bazë në Larnaca ka pësuar jo pak ndyrshime gjatë merkatos së verës.

Nuk do të jetë nëj mision i thjeshtë për kurbinasit duke llogaritur që buxheti i Anorthosis është shumë më i lartë se ai i klubit shqiptar, gjtihsesi shanset ekzistojnë për të bërë suprizën në Larnaca.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...