Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

20 vjet më pas Franca sërish në majën e botës, Kroacia bie në finale

20 vjet më pas, Franca ngjitet sërish në fronin e futbollit botëror. Shpriti, grinta dhe dëshira e futbollistëve kroatë nuk mjaftoi sepse në Luzhniku triumfoi efikastiteti përpara portës dhe klasi i futbollistëve francezë. Përfundoi me plot 6 gola dhe me fitoren 4-2 të Francës një finale spektakolare që kishte gjithçka brenda. Kishte dhe fatin me vete skuadra e Deschamps me këtë të fundit që u bë personazhi i tretë që e fiton Botërorin si futbollist dhe si trajner njëkohësisht pas Zagallos dhe Beckenbauer. Përfundoi në finale ëndrra e Zlatko Dalic dhe e një populli të tërë për të fituar Kupën e Botës, megjithatë kjo Kroaci do të mbahet mend gjithmonë për atë që arriti në Rusi 2018-të dhe do të kujtohet gjithmonë si më e mira e të gjitha kohërave. Kroatët u dorëzuan përballë një France cinike dhe të kujdesshme që për të zhbllokuar shifrat kishte nevojë për një autogol të Mandzukic. Pikërisht në minutën e 18-të sulmuesi i Juventusit e dërgoi topin në rrjetën e tij në rastin e parë të gjelave në këtë ndeshje. Por nuk vonoi shumë dhe pas një aksioni model kroatët barazuan shifrat me një gol shumë të bukur të Perisic.

Por në minutën e 38-të Griezmann kthehu në gol një 11-metërsh duke i dhënë sërish epërsinë skuadrës së Deschamps pas një penalltie të dyshimtë të akorduar nga gjyqtari Pitana me ndërhyrjen e VAR për prekje me dorë të Perisic brenda zone. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë ndërsa fraksioni i dytë nisi në të njëjtën muzikë si pjesa e parë me Kroacinë që kishte kontrollin e topit dhe që dominonte lojën por me Francën që gjeti sërish rrugën e rrjetës këtë herë me Paul Pogba në minutën 59-të. Nuk mund të mungonte në këtë finale goli i yllit të ri të futbollit francez Kylian Mbappe i cili në minutën e 65-të me një goditje preçize nga distanca shuajti çdo shpresë të kombëtares ballkanase për të triumfuar në këtë finale. Në të 69-ën erdhi edhe gafa e kapitenit të gjelave Lloris që i dha Mandzukic-it sadisfaksionin e një goli personal pas autogolit por vetëm kaq për Kroacinë sepse më pas Franca uli “qepanat” në prapavijë duke u lejuar kroatëve vetëm mbajtjen e topit. Përfundoi me suksesin 4-2 të Francës që ngriti në qiellin e Moskës titullin e dytë Botëror.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...