Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Sociedad shpërdoron, Barça e ndëshkon, pikë të plota për blaugranat

Triumfi në San Sebastian përballë Real Sociedad nuk është më një tabu për Barcelonën që triumfoi për të dytin sezon radhazi në Anoeta. Kryendeshja e javës së 4-ët të La Ligas përfundoi me suksesin 1-2 të blaugranave, një fitore me shumë për skuadrën e Ernesto Valverdes që erdhi edhe për meritë të Ter Stegen që ndali disa tentativa radhazi të miqëve në fillimin e pjesës së dytë. Ishte një fitore me përmbysje ajo e Barçës që kryeson me pikë të plota pas 4 javëve të para. Në minutën e 12-të Elustondo i dha avantazhin skuadrës baske. Sociedad shpërdoroi shumë raste deri në minutën e 63-të kur një gabim i portierit Rulli u shfrytëzua nga Luis Suarez i cili barazoi rezultatin ndërsa pak çaste më vonë Dembele kaloi në avantazh blaugranat. Në fund Sociedad iu afrua sërish barazimit por për fatin e keq vendasit dolën pa pikë nga një sfidë të cilën mund ta kishin fituar.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...