Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Fiton Nimaga, Skënderbeu humbet betejën në FIFA!

Skënderbeu humbet betejën në FIFA me mesfushorin nga Mali Bakary Nimaga. I larguar këtë verë nga korçarët për t’u transferuar në kategorinë e dytë turke te klubi i ngjitur këtë vit Hatayspor, 23-vjeçari afrikan nuk e ka bërë ende debutimin  me skuadrën e re, pasi transferimi i tij te Hatayspor ishte cilësuar si i parregullt nga klubi i Skënderbeut që e kishte çuar çështjen Nimaga në FIFA me pretendimin e mesfushori ishte ende nën kontratë me bardhekuqtë. Megjithatë në fund instuticioni më i lartë i futbollit Botëror ka dhënë vendimin dhe i fituar nga kjo betejë ka dalë Nimaga i cili ka marrë dritën jeshile për të luajtur me klubin e ri pasi kontrata që ka firmosur me Hatayspor është e vlefshme dhe mund të debutojë që nga kjo javë. Në këtë mënyrë Skënderbeu humbet një tjetër futbollist me peshë pa fituar asnjë qindarkë ashtu siç ndodhi me Lilajn dhe Micin të cilët u larguan pasi u përfundoi kontrata me korçarët.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...