Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Shaqiri protagonist në fitoren e Liverpoolit, City “ortek”, ngec United

Liverpooli është një “rul” që shtyp çdo kundërshtar që i del përpara në Premier League. Na javën e 6-të “The Reds” iu imponuar 3-0 Southamptonit, duke e siguruar fitoren që në pjesën e parë. Hoedt devijoi në portën e tij në minutën e 10-të, pas një harkimi të Xherdan Shaqirit, që me të drejtë festoi sikur të kishte shënuar ai. Në të 21-ën, Matip kërceu bukur me kokë pas një këndoreje, duke i çuar shifrat në 2-0, ndërsa në fund të pjesës së parë Mohamed Salah shtyu mbi vijën fatale topin e përplasur në traversë, pas një ekzekutimi mjeshtëror të goditjes së lirë nga Xherdan Shaqiri. Edhe pse nuk figuron te lista e golashënuesve, dy nga tre golat e Liverpoolit lindën nga këmbët e tij.

Manchester City shktatërroi 0-5 Cardiffin në transfertë, duke e kthyer në stërvitore sfidën me skuadrën uellsiane. Në pjesën e parë shënuan Aguero, Silva dhe Gundogan, ndërsa gjatë 45 minutave të dyta e gjeti dy herë rrjetën për Citizens Mahrez.

Tjetër hap i gabuar i Manchester United në “Old Trafford”, këtë radhë ndaj Wolves. Goli i realizuar nga Fred që në minutën e 18-të dha përshtypjen se “Djajtë e Kuq” do të merrnin një fitore të lehtë, por nuk rezultoi kështu. Në pjesën e dytë Wolves barazoi me Moutinhon, duke e mbrojtur deri në fund rezultatin, për të ikur me një pikë nga “Old Trafford”. Në takimet e tjera Bunrley shktatërroi 4-0 Bournemouthin, Crystal Palace – Newscatle përfundoi 0-0, Leicester-Huddersfield 3-1 dhe Brigthon-Tottenham 1-2.

 

 

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...