Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Zhang-Marotta, dyshja e duhur për të rikthyer Interin në maja!

Tashmë që marrëdhënia me bardhezinjtë e Juventus i takon së shkuarës, është momenti i duhur për t’i dhënë jetë një raporti të ri që ndoshta mund të nisë në fundvit. Gjithsesi, gjithçka mund të nisë edhe më herët pasi pushimet që Beppe Marotta vendosi të marrë pas shkëputjes nga Andrea Agnelli nuk janë në koherencë me rutinën intensive më të cilën është mësuar 61-vjecari.

Për ish drejtorin e përgjithshëm të klubit torinez e ardhmja e afërt duket se rezervon një sfidë krejtësisht të re dhe emocionuese, siç është Përgjegjësia e drejtimit të Interit, me misionin për ti çuar zikaltërit drejt objektivave madhorë jo vetëm në Itali por edhe në Kupat Europiane. Ambiciet e presidentit të ri zikaltër Steven Zhang dhe fuqia e grupit Suning në mënyrë progresive kanë zbehur dyshimet dhe konurencën dhe tashmë me Marottën që pritet të firmosë kontratën tre-vjeçare si administratori i ri i deleguar objektivi është i qartë,superimi i dominuesve të Juventusit.

Edhe në të shkuarën Marotta është përballur me sfida emocinuese sikundër rezultoi emërimi i tij tek bardhezinjtë në vitin 2010, kohë në të cilën Interi triumfonte me fitoren e trefishtë, për të parë më pas ngjitjen e përhershme të Juventusit në fronin e  Serisë A. Sot sikundër para shumë vitesh për Marottën edhe një tjetër herë panorama prezantohet komplekse por stimuluese dhe për më tepër me mbështetjen e një presidenti të ri në moshë si Steven Zhang,  ambicioz dhe i palëkundur në objektivat e tij, rrugëtimi i Interit duket i destinuar drejt suksesit.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....