Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Rrëfimi tronditës i Moratas: Preka fundin, u bëra për psikolog…

STOKE ON TRENT, ENGLAND - SEPTEMBER 23: Alvaro Morata of Chelsea celebrates scoring his sides fourth goal during the Premier League match between Stoke City and Chelsea at Bet365 Stadium on September 23, 2017 in Stoke on Trent, England. (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)

Të gjithë në një pikë të caktuar të jetës mund të ndihen të rrëzuar emocionalisht, duke përjetuar momente të errëta. Dicka e tillë mund të ndodhë edhe tek ata që shihen si burim energjie, gjithnjë në aktivitet fizik, me objektiva për të arritur dhe motivim që përshkallëzohet, pikërisht te futbollistët. Ky është rasti i Álvaro Moratas, që e kujton sezonin e shkuar si një periudhë të errët ne jetën e tij. Në të vërtetë, gjërat nuk ishin të lehta për spanjollin sezonin e shkuar, që pas një starti pozitiv te Chelsea arriti në një moment ku ishte duke luftuar me veten. Mbërritja e tij në Londër dhe starti impresionues u shoqëruan me shumë entuziazëm, por ecuria nuk rezultoi e tillë, Morata humbi besimin në vete.

“Muajin e fundit të sezonit të shkuar preka vërtet fundin. Humba dëshirën për t’u stërvitur, për të luajtur, ndieja antipati dhe nervozizëm ndaj kujtdo, arbitrave, rivalëve, tifozëve. Humba ekuilibrin, thuajse humba veten. Kur e kuptova se isha shumë pranë greminës, kërkova ndihmë dhe ajo më erdhi vërtet në momentin e duhur. Sigurisht që iu drejtova një psikologu, një profesionisti, që mund të kuptonte gjithë luftën e errët që zhvillohej brenda meje. Të bësh një hap të tillë nuk është dhe aq e thjeshtë, sikundër edhe rikuperimi, rikthimi i mirëqenies mendore dhe qetësisë shpirtërore, nuk është një proces që ndodh brenda pak javësh. Në përgjithësi, kur dikush dëgjon fjalën psikolog ndikohet dhe nuk e bën një hap të tillë për shkak edhe të paragjykimit, por ky ishte vendimi më i mirë që kam marrë. 

Këto janë fjalët e sulmuesit 26-vjeçar të bluve të Londrës që, siç rrallë ndodh, vjen me këtë rrëfim të sinqertë për mediat spanjolle. Morata kujton se ishte shumë pranë largimit nga Chelsea gjatë merkatos së shkuar.   

Mendova se ndryshimi mund të ishe diçka e mirë për mua, të shkoja në nje vend ku presioni të ishte më i ulët dhe unë do të ndihesha më i lumtur.

Por, me sa duket, situata pësoi një rotacion pozitiv për sulmuesin e “La Rojas”, që falë këshillave të psikologut dhe mbështetjes së bashkëshortes, Alice Campello, që në korrik i dhuroi dy binjakët, gjithçka ndryshoi.

“Edhe ne, futbollistët, jemi qenie njerëzore dhe sigurisht që përjetojmë momente të vështira, por e rëndësishme është që tashmë kam rigjetur buzëqeshjen. Të gjithë e kemi vetë në dorë, pasi janë mendimet tona ato që kontrollojë jetën tonë. Unë e preka fundin dhe nuk kam për t’u rikthyer më kurrë aty.”

 

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Serie A

Në një prononcim për Radio Serie A, Javier Zanetti, legjenda e Interit dhe njëkohësisht zv. presidenti i klubit zikaltër, ka zbuluar surprizën më të...