Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Politano nderon Italinë, SHBA-të bien në fund!

Italia arrin të fitojë me mjaft vështirësi kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në sfidën që u luajt në Belgjikë. Në “Luminus Arena” të Genkut, skuadra e Mancinit arriti të zhvillonte një lojë mjaft të mirë dhe të krijonte shumë raste për shënim me Chiesan, Berardin dhe Lasagnan, por arriti të zhbllokonte rezultatin vetën në fundin e takimit. Matteo Politano shfrytëzoi mjaft mirë pasimin e shokut të tij tek Inter, Roberto Gagliardini, duke mposhtur portierin Horvath, dhe duke realizuar gjithashtu golin e parë me fanellën e kombëtares. Pavarsisht se nuk arritën të kualifikohen për në playoffin e Ligës A, Italia duket se ka ndryshuar krejtësisht fytyrë me ardhjen e Roberto Mancinit. Ish-tranjeri i Inter dhe Manchester City ka arritur ti japë një fizionomi loje skuadrës, e cila tashmë duket mjaft e sigurt kur zbret në fushën e lojës. Tashmë, synimi kryesor për “të kaltrit” do të jetë kualifikimi në Europianin e vitit 2020, që do të luhet në 12 qytete, në kontinentin e vjetër.

 

 

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...