Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Lotito sulmon mediat dhe konfirmon Inzaghin

Paraqitjet jo të mira të Lazios në ndeshjet e fundit kanë bërë që mediat në Itali të aludojnë shumë mbi aktualitetin në shtëpinë bardhekaltër duke bërë me dije se trajneri Simone Inzaghi rrezikon shkarkimin, por për të përgënjeshtruar këto zëra dhe për të hedhur poshtë të gjitha spekulimet e mediave ka menduar presidenti Claudio Lotito, i cili këtë të enjte nga qëndra stërvitore e Lazios në Formello ka dalë në një konferencë për shtyp ku ishin të pranishëm edhe drejtori sportiv Igli Tare, trajneri Simone Inzaghi dhe meanxheri i klubit Angelo Peruzzi. Për të shprehur edhe njëherë besimin e pakushtëzuar që ka ndaj tyre Lottito i quajti djemtë e tij, Taren, Inzaghin dhe Peruzzin.

“Nuk flas prej 4 vitesh, por vendosa ta bëj sot për të sqaruar disa situata në klub dhe marrëdhëniet brenda klubit. Prej shumë kohësh po shoh që publikohen lajme që kanë si qëllim vetëm destabilizimin e ambientit. Jemi të qetë, si një familje e madhe, ku natyrisht ka edhe këndvështrime të ndryshme. Megjithatë, disa situata nuk ekzistojnë. Dua respektimin e së vërtetës dhe jo lajme false. Kemi ndërmarrë një rrugëtim rritjeje në aspektin e infrastrukturës dhe të objektivave.Mund të ndodhë që ndonjë ndeshje të mos ecë si duhet, por kjo nuk do të thotë që po afron katastrofa apo janë përkeqësuar marrëdhëniet”, u shpreh Lotito në konferencën për shtyp në qendrën stërvitore në Formello.

Në lidhje me trajnerin dhe stafin e tij, Lotito deklaroi: “Trajneri do qëndrojë për shumë vite me ne, drejtori sportiv do jetë po ky për shumë vite dhe menaxheri i klubit, Angelo Peruzzi, do të jetë i njëjti për shumë vite. Të jetë e qartë kjo gjë, nuk jemi tranzitorë, por përfundimtarë. E di që kam një Ferrari që po ecën me shpejtësi të kufizuar, por rëndësi ka që të gjejmë një zgjidhje që të ecim sërish shpejt”.

TARE – Pas Lotitos foli edhe Igli Tare: “Presidenti e tha shumë mirë atë që mendojmë. Kritika pranohet, por ditët e fundit ka pasur kritika vetëm për të destabilizuar. Edhe vendimi për grumbullim të skuadrës është mbuluar nga balta, kur në fakt qëllimet e grumbullimit ishin të tjera. E vë re prekj vitesh këtë gjë, shpresoj që ju gazetarët ta ndryshoni, sepse keni përgjegjësi për shumë gjëra. Ne po mundohemi të rritemi, edhe ju duhet të tregoheni të zotë dhe të kritikoni në mënyrë konstruktive. Kemi parë disa artikuj këto ditë që flasin qartë për shumë gjëra. Trajneri ynë meriton respekt, është historia e këtij klubi, askush nuk ka qenë kaq gjatë këtu si lojtar e trajner. Skuadra ka besimin tonë të plotë, mesazhi ynë për tifozët është që të qëndrojë të qetë, po punojmë për të gjetur zgjidhje për çdo problem, sepse rrugëtimi është i gjatë dhe i vështirë, por jemi të sigurt që në të ardhmen do të korrim fryte”.

 

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...