Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Laçi-Tirana, Prenga do fitore në debutim, Flamurtari vetëm për 3 pikët ndaj Kamzës

E shtuna e Superiores ofron dy sfida shumë interesante për t’u ndjekur në ekranin e Supersport që janë gjithashtu shumë të rëndësishme për objektivat e 4 skuadrave të përfshira në këto dy takime. Në orën 14:00 në Laç, Besnik Prenga do të debutojë në stolin e kurbinasve në Superiore, pas eksperiencës me Laçin në Europa League gjatë verës. Rikthimi i Prengës ka rritur optimizmin te bardhezinjtë ndërkohë që në kraun tjetër Tirana pavarsisht fitores ndaj Kastriotit sot ka testin e saj të vërtetë për të treguar se nuk është një skuadër që do të luftojë për mbijetesën gjatë gjithë kampionatit. Laçin që ka objektiva madhorë dhe kërkon pjesëmarrjen në kompeticionet europiane, në këtë sfidë e kënaq vetëm fitorja, ndërsa bardhebluve në krahun tjetër do tu bënte punë edhe një barazim. Në orën 17:00 në Vlorë, Flamurtari pret Kamzën në një ndeshje ku vendasve u intereson vetëm fitorja, ndërsa miqtë do t’i gëzoheshin edhe një barazimi. Ernest Gjoka rikthehet sërish në Vlorë si kundërshtar, tashmë në drejtimin e Kamzës ndërkohë që Ilir Daja pas fitores ndaj Laçit, kërkon tre pikët e rradhës në shtëpi, për të mos humbur trenin europian.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...