Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Ausilio: Deklaratat e Wandës, folkloristike! E ardhmja e Gabigol është te…

Aksi Milano-Londër 'ndez' merkaton
Aksi Milano-Londër 'ndez' merkaton

Piero Ausilio ka reaguar pas deklaratave të bëra nga Wanda Nara, bashkëshortja dhe menaxherja e kapitenit të Interit, Mauro Icardi, në studion e emisionit sportiv “Tiki Taka”, ku modelja është edhe e ftuar e përhershme.

Drejtori Sportiv i zikaltërve mohoi tërësisht deklaratat e Wandës, se Interi ka tentuar të shesë Mauron te Juventusi, duke theksuar se palët nuk kanë qenë asnjëherë afër njëra-tjetrës, ndërsa u shpreh se po punon për rinovimin me sulmuesin argjentinas.

“Deklaratat e Wandës janë folkloristike, pasi po të ishte edhe Marotta, mund të konfirmonim të dy se Mauro dhe Juve nuk kanë qenë kurrë pranë. Ne jemi shumë të kënaqur me Icardin, si me performancën, ashtu edhe me lidershipin e tij, ndaj punojmë çdo ditë për të rinovuar. Kemi bërë një ofertë dy muaj më herët, që e ka refuzuar dhe tashmë po mendojmë për ofertën e radhës, por gjithçka në kohën e duhur”, deklaroi Ausilio.

Sa i përket merkatos së janarit, Ausilio theksoi se nuk priten gjëra të mëdha, pasi zikaltrit besojnë te organika që kanë në dispozicion, ndërsa dha një përgjigje zyrtare edhe mbi të ardhmen e Gabigolit.

“Në janar nuk priten gjëra të mëdha, pasi kemi një organikë të pasur, që mund të luftojë për synimet tona. Gabigolit i kemi thënë që këtu nuk ka hapësira, ndaj do të gjejmë zgjedhjen më të mirë për të, qoftë në Europë, qoftë në Brazil”, tha Ausilio.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...