Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Largohet Bekim Shotani, Llapi mbetet sërish pa trajner

Bekim Shotani nuk është më trajner i Llapit në IPKO Superligën e Kosovës. Klubi nga Podujeva dhe trajneri kanë ndërprerë me konsensus bashkëpunimin. Kjo është hera e dytë që llapjanët detyrohen të ndryshojnë sa i përket stolit. Ko qëndrimin zyrtar të klubit shkruhet:

“Me marrëveshje të dyanshme mes klubit dhe kryetrajnerit, Bekim Shotani, të cilit i ka skaduar kontrata me mbylljen e sezonit vjeshtor, është mbyllur bashkëpunimi mes dy palëve me pëlqimin edhe të kryetrajnerit, për arsyeje familjare.

Kryesia e KF Llapit, kryetari i klubit, Beqir Batatina, dhe Drejtori ekzekutiv sportiv, Tahir Batatina, falënderojnë Bekim Shotanin për kontributin e dhënë dhe për punën profesionale si kryetrajner i skuadrës së Llapit.”

Theksojmë se ditë më parë skuadra llapjane ka humbur edhe shërbimet e portierit, Bledar Hajdini, i cili u transferua te Ballkani.”

Llapi muaj më parë shkarkoi edhe trajnerin e mirënjohur shqiptar, Bylbyl Sokolin.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....