Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA/ Warriors fitojnë me vështirësi, Toronto “bie” në shtëpi

Fitore e vështirë për Golden State Warriors në shtëpi, me rezultatin 120-116 kundër Dallas Mavericks. Një ndeshje mjaft e ekuilibruar, ku pavarësisht mungesës së Dennis Smith Jr., Dallas u përpoq deri në fund për të marrë një rezultat pozitiv. Më i miri për kampionët në fuqi ishte Kevin Durant, me 29 pikë, 12 topa në tabelë dhe 8 asiste, ndërkohë që tek Mavericks shkëlqeu i zakonshmi Luka Doncic, me 19 pikë dhe 5 assist.

Fitore e thellë për Philadelphia 76ers, të cilët mundën rivalët e Toronto Raptors 101-126. Tek kanadezët, u ndje shumë mungesa e Kawhi Leonard, pikë kyçe për mbrojtjen dhe sulmin e skuadrës. Paraqitje fantastike nga Ben Simmons dhe Joel Embiid, të cilët së bashku shënuan së bashku 53 pikë. Për Toronton, ishte Pascal Siakam ai që u mundua të bënte diçka më shumë në këtë sfidë, duke realizuar 26 pikë dhe duke marrë 6 rebound.

Sukses i Houston Rockets, me rezultatin 101-108 përballë San Antonio Spurs. Në derbin teksan, MVP i sezonit të shkuar, James Harden, udhëhoqi Rockets me 39 pikë dhe 10 asist, duke bërë të mos ndihet mungesa e yllit tjetër, Chris Paul. Nga ana tjetër, për ekipin e Gregg Popovich nuk ishin të mjaftueshme 28 pikët, 7 topat në tabelë dhe 8 asistet e DeMar DeRozan.

Një ndeshje e çmendur ishte ajo në Washington, aty ku Wizards mposhtën 146-149 Phoenix Suns, pas tre periodave shtesë. Bradley Beal arriti të bëjë një triple-double për Wizards, me 40 pikë, 11 rebound dhe 15 asist për shokët e skuadrës. Ndërkohë, më të mirët për Phoenix ishin Devin Booker me 33 pikë e 14 asist, si dhe DeAndre Ayton me 26 pikë dhe 17 topa në tabelë.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...