Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

At. Madrid udhëton në Sevilla, në fushë edhe Reali e Barça

Kampionati spanjoll do të vijojë sot me 4 takimet e radhës, të vlefshme për javën e 18, ku në fushë do të zbresin skuadrat kryesuese, Barcelona, Reali i Madridit, Atletico e Madridit dhe Sevilla, ndërsa gjithçka do të startojë me sfidën Eibar-Villareal, në orën 12:00.

Më pas në orën 16:15, në Supersport 3 do të vijë sfida mes Sevillas dhe Atleticos së Madridit, ose dy skuadrave që mbajnë respektivisht vendin e tretë dhe të dytë në kampionat.

Andaluzianët po kalojnë një moment mjaft të mirë dhe kanë përfituar maksimalisht edhe nga ndalesat e shumta të skuadrave pretendente, për të qenë aty mes kryesuesve, ndërsa Atletico do të kërkojë t’i japë vazhdimësi serisë së 3 fitoreve radhazi.

Në orën 18:30, në Supersport 2, do të jetë radha e Realit të Madridit, që të zbresë në “Santiago Bernabeu” përballë baskëve të Real Sociedadit, me synimin e vetëm marrjen e 3 pikëve, për të mos humbur kontaktet me kreun.

Skuadra e Solarit e nisi vitin me një barazim zhgënjyes në transfertën përballë Villarealit, ndaj sot nuk u lejohet asnjë rezultat tjetër përveç fitores, ndonëse Sociedadi vjen pas 4 humbjesh radhazi dhe do të kërkojë reagimin.

Barcelona do të bëjë debutimin sezonal në transfertën që do të luajë në mbrëmjen e sotme përballë skuadrës së Getafes, sfidë që do të vijë drejtpërdrejtë, në Supersport 2, duke nisur nga ora 20:45.

Katalanët vijnë pas 4 fitoresh radhazi në kampionat dhe janë maksimalisht të motivuar, për të filluar shkëputjen nga ndjekësit dhe për të mos lënë fatin e kampionatit për në periudhën finale të vitit, ku ngarkesa do të jetë më e madhe.

Në Supersport do të vijnë gjithashtu edhe sfida e FA Cup mes Manchester City-t dhe Rotherhamit, që do të transmetohet në Supersport 2, në orën 15:00, si dhe takimet e Kupës së Francës Bordeaux-Le Havre në orën 17:15 në Supersport 4 dhe Pontivy-PSG në Supersport 3, në orën 20:45.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...