Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Solskjaer çon skuadrën në Dubai, por mungon “ylli” i ekipit

Pasi koleksionoi 5 fitore në 5 takimet e para në stolin e Manchester United, Ole Gunar Solskjaer u bëri futbollistëve të tij një surprizë të këndshme.

Ai vendosi që skuadra të udhëtojë drejt Dubait, ku do të qëndrojë për 4 net dhe do të shfrytëzojë temperaturat e ngrohta atje, për të kryer disa seanca stërvitore.

Vendimi i trajnerit dhe klubit, për t’u spostuar në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, u mirëprit nga futbollistët e “Djajve”, të cilët përveç stërvitjes, do të kenë mundësi të shijojnë edhe plazhin e rrezet e diellit arab.

Megjithatë në fotot e shkrepura në aeroport, pak para nisjes për në Dubai, binte në sy mungesa e yllit të skuadrës, Paul Pogba, ndërsa ende nuk dihen arsyet pse francezi nuk ka udhëtuar me skuadrën.

Ka mjaftuar kaq, që mediat angleze të hedhin hipotezat e një largimi të mundshëm të kampionit të botës nga klubi i Manchester Unitedit, zëra këto që kanë lindur që në periudhën kur “djajtë e kuq” drejtoheshin nga Jose Mourinho.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...