Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Fundjava e legjionarëve, Strakosha i vlerësuar në humbje, “ok” Berisha-Gjimshiti

Fundjava e kampionateve elitare ka rezultuar pozitive për legjionarët kuqezi, pavarësisht se jo të gjithë kanë dalë të fituar. Humbja kundër Napolit normalisht ka lënë një shije të hidhur tek të gjithë lojtarët e Lazios, por pavarësisht disfatës mediet italiane e kanë vlerësuar maksimalisht performancën e “gardianit” kuqezi Thomas Strakosha, i cili është cilësuar si një ndër më të mirët në radhët e bardhekaltërve. Strakosha është vlerësuar me notën 6, krejtësisht i pafajshëm në dy golat që pësoi Lazio. Pavarësisht rasteve të shumta që pati Napoli, Strakosha me pritjet e tij arriti të mbante të tijtë në lojë deri në fund, edhe pse rezultati që ata donin nuk erdhi.

Një e diel më se pozitve për dyshën kuqezi të Atalantas Berisha-Berat në fitoren e thellë 5-0 në transfertë kundër Frosinones. Berishës ishte thuajse një spektator në këtë takim, por, gjithsesi, sa herë ishte nevoja, ai u shfaq gjithmonë në lartësinë e detyrës. Prishtinaliu është vlerësuar me notën 6m ndërsa berat Gjimshiti është vlerësuar me notën 6.5. Krahas saktësisë në repartin difensiv, mbrojtësi shërbeu edhe në rastin e golit të tretë.

Empoli i Frederik Veselit nuk mundi dot të shkonte më shumë se një barazim 2-2 kundër Cagliarit, ndërsa kritikat ndaj tij nuk kanë munguar për shkak se tek goli i barazimit përgjegjësia ka qenë e tij, ndaj është vlerësuar me notën 5.

Debutim ëndrrash për Sokol Cikalleshin me Akhisarin. I kanë mjaftuar vetëm pak ditë te kjo skuadër sulmuesit shqiptar, i cili arriti të linte shenjën që në ndeshjen e tij parë, duke shënuar ndaj gjigantëve turq të Besiktasit. I aktivizuar në fillimin e pjesës së dytë, kur rezultati ishte 0-1 në favor të skuadrës nga Stambolli, Cikalleshi realizoi golin e vetëm dhe atë të nderit për Akhisarin, që u mposht në shifrat 3-1. Rikthimi tek Akhisar duket se është dhe receta ideale për sulmuesin i cili menjëherë gjeti rrugën e rrjetës.

 

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...