Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Zanetti: Icardi dhe Lautaro, dyshja e Interit për shumë vite

Javier Zanetti u ka dhënë fund hamendësimeve për një largim të mundshëm të kapitenit Mauro Icardi, pasi në një intervistë për Goal.com, theksoi se pikërisht numri 9 i zikaltërve, bashkë me Lautaro Martinezin, do të jenë kopja e sulmit të Interit për shumë vite në vijim.

“Lautaro është një befasi edhe për mua personalish, ndaj jemi të lumtur që e kemi në skuadër. Po punon shumë dhe po përshtatet shpejt me futbollin italian, ndaj nga java në javë, do të shohim rritje të nivelit të tij, por edhe të numrit të golave. Sa i përket Mauros, të gjithë i dimë vlerat e tij dhe jemi të bindur që edhe këtë sezon kapiteni ynë do t’i shënojë golat e tij. Na vjen mirë që kemi një dyshe sulmuesish, që janë miq të mirë me njëri-tjetrin, pasi do të jenë udhëheqësit e ofensivës zikaltër për shumë vite në vijim”, deklaroi kapiteni zikaltër.

Fjalët e Zanettit vijnë në momentin e duhur, pasi situata është agravuar ndjeshëm rreth sulmuesit zikaltër, që prej muajsh kërkon rinovimin nëpërmjet menaxheres dhe gruas së tij, Wanda Narës, ndërsa në përfundim të ndeshjes me Parmën, ndërhyri zyrtarisht edhe trajneri Luciano Spalletti, i cili kërkoi nga klubi që të zgjidhë ngërçin.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...