Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Partizani kërkon të “vrasë” garën për titull, 3 sfidat e tjera të paparashikueshme!

4 duele që premtojnë spektakël madje njëri më i bukur se tjetri. Pas emocioneve të shumtë që dhuruan Teuta dhe Kukësi të premten, Kategoria Superiore ndizet këtë të dielë me 4 takimet e tjera të javës së 22-të, të ndara në dy fasha oraresh. Në orën 14:00 vëmendja më e madhe do të jetë në Laç, aty ku bardhezinjtë Prengës do të presin kryesuesit e Partizanit. Të kuqtë me një fitore sot do të vrisnin përfundimisht garën për titull pasi do ta çonin në plot 10 pikë avantazhin ndaj ndjekësve më të afërt, gjithsesi përballë një Laçi që nuk po kalon një moment të mirë dhe që ka nevojë urgjente për pikë, asgjë nuk do të jetë e thjeshtë për skuadrën e Gegës. Për më tepër që kurbinasit gjithmonë janë konsideruar si macja e zezë e Partizanit pasi u kanë prishur punë të kuqëve në shumë raste. Në orën 14:00 në Kamëz luhet një tjetër duel shumë interesant me skuadrën e Gjokës që pret në shtëpi Kastriotin.

Një duel në të cilin barazimi nuk vlen pasi dy skuadrat janë me pikë të barabarta 16 dhe në sajë të goleavarazhit dhe përballjeve direkte ndajnë mes tyre vendin e fundit dhe të parafundit. Luftëtari është 5 pikë larg dhe për të ushtruar presion ndaj bluzinjëve, duhet fitorja sot, por se kush skuadër do të buzëqeshë në fund mes Kastriotit dhe Kamzës kjo mbetet për tu parë. Në orën 17:00 janë në program dy ndeshje të tjera shumë intriguese. Në Vlorë Flamurtari pret kampionët në fuqi të Skënderbeut që me një fitore sot do të largonin përfundimisht krizën, ndërkohë që vlonjatët me 1001 probleme në rast suksesi do të gjenin qetësi në renditje dhe do të mbanin të gjalla shpresat për një vend në Kupat e Europës. Për të mos ndierë më rrezikun e rënies nga kategoria Tirana ka nevojë për një fitore ndaj Luftëtarit, sot në Selman Stërmasi. Por gjirokastritët nga ana duan të mos largohen pa pikë nga kryeqyteti pas ndiejnë presionin e Kamzës dhe Kastriotit nga pas.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...