Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Përjashtimi i Kamzës, Skënderbeu i fituari i madh!

Përjashtimi i Kamzës ka bërë që nga tani e tutje të gjitha skuadrat që kanë në kalendar ndeshjen ndaj skuadrës nga periferia e kryeqytetit të marrin tre pikët në tavolinë pasi ka kaluar më shumë se gjysma e kampionatit dhe pikët ndaj kamzalinjëve nuk mund të zerohen. Më të favorizuarat në këtë mes janë Luftëtari, Flamurtari e Skënderbeu pasi këto 3 skuadra kanë në kalendar dy ndeshje ndaj Kamzës dhe në këtë mënyrë kanë të garantuara 6 pikë për fitoret 3-0 në tavolinë. Në këtë mënyrë rriten shanset e Luftëtarit për të siguruar mbijetesën ndërkohë që pakësohen ato të Kastriotit. Megjithatë i fituari i madh nga përjashtimi i Kamzës është Skënderbeu që do të kursejë energjitë duke luajtur 4 ndeshje më pak por në të njëjtën kohë përveç 6 pikëve në kampionat, ka siguruar edhe kualifikimin në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë pa zbritur fare në fushë, pasi në çerekfinale shorti e kishte vënë pikërisht përballë Kamzës.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....