Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Ballkani “macja e zezë” e Llapit, Drita nuk ndalet!

Ballkani është padiskutim macja e zezë e Llapit në këtë sezon të Ipko Superligës së Kosovës. Skuadra nga Podujeva ndali hovin e fitoreve pasi barazoi 1-1 me Ballkanin që lufton për mbijetesë. Pasi e mposhti në fazën e dytë brenda në Podujevë, Ballkani e ndali sërish Llapin që rivalizon për titullin këtë herë në një barazim. Goli i shpejtë i Topallit goditi psikologjikisht llapjanët që barazuan shumë vonë vetëm në minutën e 84-t me një penallti të kthyer në gol nga Mentor Zhdrella. Me këtë pikë Llapi u ngjit në kuotën e 48 të tillave, 4 më pak se Feronikeli por do të humbasë terren në garën për titull nëse skuadra nga Drenasi fiton të dielën ndaj Trepça ’89.

Nuk ndalet më Drita që regjistroi fitoren e 4-t radhazi pasi mposhti në Gjilan 2-0 Lirinë duke e lënë në vendin e parafundit skuadrën nga Gjilani. Dy gola në fundin e sfidës në minutat 79 dhe 83 të Shaqirit dhe Haxhimusës i dhanë fitoren intelektualëve. Vazhdon të mos fitojë Drenica që ngeci në një barazim pa gola ndaj Ferizaj në shtëpi.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...