Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Liverpooli rimerr kreun, Mane njeriu i momentit, “tronditet” Chelsea!

Liverpooli fiton me vështirësi në transfertën londineze ndaj Fulham dhe rimerr kreun e Premier League me 2 pikë më shumë se Manchester City por me një ndeshje më shumë pasi derbi i Manchesterit, mes United dhe Cityt u shty për shkak të pjesëmarrjes së dy skudrave në çerekfinalet e FA Cup. The Reds u rikthyen te suksesi jashtë fushe në kampionat pas tre barazimesh radhazi teksa nuk fitonin që nga transferta e 12 janarit ndaj Brighton. Edhe pse Fulham e ka prerë biletën për në Championship(vetëm matematika e mban në lojë), Liverpooli vuajti jo pak për të fituar me shifrat 1-2 në Craven Cottage. Njeriu i momentit pikërisht ai që i dhuroi kualifikimin ndaj Bayernit në Champions League, Sadio Mane ishte heroi i Liverpoolit me një gol dhe një penallti të fituar dhe të finalizuar nga veterani James Milner. Golin e barazimit provizor për Fulham e realizoi një ish si holandezi Ryan Babel i cili përfitoi nga një gafë e rëndë e dyshes Van Dijk-Allison.

Tjetër humbje për Chelsean e Maurizio Sarrit që u mposht 2-0 edhe në transfertën ndaj Everton duke mbetur në vendin e 6-të dhe duke komplikuar ndjeshëm shanset e saja për të kapur Championsin nga kampionati. Golat për Evertonin u realizuan në pjesën e dytë nga Richarlison dhe Sigurdsson.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...