Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Agolli prezantohet në skuadrën e re: Jam shumë i emocionuar

Ish kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Ansi Agolli ia ka dhënë fund eksperiencës 9-vjeçare në Kazakistan me skuadrën e Qarabagut, ndërsa tashmë është transferuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për një tjetër aventurë atje.

Mbrojtësi anësor kryeqytetas i është bashkuar skuadrës së New York Cosmoc,, ndërsa sot në krah të trajnerit dhe zëvendës presidentit të klubit, ka bërë edhe prezantimin zyrtar me ekipin e ri.

“Ndihem shumë komod. Brenda dhomave të zhveshjeve është si një familje, jam i emocionuar për këtë kalim dhe me zor po pres të marr rezultate me ekipin. Në Shqipëri, kur thua futboll amerikan, Cosmos është emri i parë që vjen në mendje. E di që ky është një klub i traditës, dhe do bëj më të mirën time për ta vazhduar këtë traditë”, deklaroi Agolli.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...