Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Vijon dueli në distancë për titullin, transferta delikate për Feronikelin e Prishtinën!

Feronikeli dhe Prishtina vijonë në distancë duelin për titullin në IPKO Superligën e Kosovës, edhe pse gara nuk është vetëm mes tyre pasi për të ngritur trofeun e kampionit në fund të sezonit ka shanse të mira edhe Llapi. Java e 26-të e kampionatit kosovar do të mbyllet me dy sfidat e orës 15:00 të kësaj të hëne me Feronikelin dhe Prishtinën që do të luajnë në transfertë ndaj dy rivalëve të ngjashmë siç janë Liria dhe Ferizaj, skuadra që luftojnë mes tyre për t’i shpëtuar rënies direkte nga kategoria dhe të paktën për të siguruar një vend në play-out. Feronikeli ka 3 pikë më shumë se Prishtina për momentin dhe dy më tepër se Llapi që ka zhvilluar një ndeshje më shumë. Pas barazimit në transfertë ndaj Flamurtarit dhe fitores minimale në shtëpi ndaj Ballkanit mbetet për t’u parë se cili do të jetë reagimi i skuadrës së Zekirija Ramadanit që ka humbur diçka në sulm në këto javët e fundit dhe përballë një Lirie që ka nevojë urgjente për pikë miqtë nga Drenasi nuk do ta kenë të lehtë në Prizren. Më në formë duket Prishtina e Mirel Josës që vjen nga 4 fitore radhazi, madje tre prej tyre pa pësuar gol kështu që shanset për të marrë tre pikët kryeqytetasit i kanë maksimale edhe në transfertën ndaj Ferizajt.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...