Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Gattuso darkon me menaxherin e Cristiano Ronaldos

Genaro Gattuso vështirë se do të konfirmohet në stolin e Milanit edhe për sezonin e ardhshëm, ndaj ka filluar që të mendojë që tani për të ardhmen e tij.

Mbrëmjen e djeshme, tekniku kuqezi ka darkuar me menaxherin e njohur portugez, Jorge Mendes, i cili përfaqëson edhe interesat e personazheve si Jose Mourinho, Cristiano Ronaldo dhe Joao Cancelo.

Mendes dhe Gattuso janë miq prej kohësh dhe duket se darka e mbrëmshme është shfrytëzuar për të folur në lidhje me të ardhmen e trajnerit aktual të Milanit, nëse do shkarkohet nga stoli kuqezi.

Sipas mediave italiane, në skenë ka dalë emri i skuadrës së Newcastle United, klub që po kërkon një zëvendësues për Raffael Benitez dhe Mendes ka shumë miq atje, për të sugjeruar emrin e Gattusos.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...