Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Hoeness largon Conten dhe konfirmon Kovac!

Emri i Antonio Contes gjatë kësaj periudhe është përmendur nga mediat edhe për të marrë drejtimin e Bayern Munich, pa harruar klubet e shumta në Itali që duan ish-trajnerin e Chelsea-t. Megjithatë e ardhmja e italianit nuk do të jetë në Gjermani dhe për të përgënjeshtruar këto zëra ka menduar vetë presidenti i klubit bavarez Uli Hoeness. Në një intervistë për mediat numri 1 i Bayernit ka thurur elozhe për trajnerin aktual Niko Kovac duke vlerësuar punën e këtij të fundit dhe duke e konfirmuar në një farë mënyre në stolin e bavarezëve edhe për sezonin e ardhshëm.” Kur një trajner kap finalen e Kupës së Gjermanisë që në sezonin e tij të parë dhe është mes 4 skuadrave më të mira në Bundesligë do të thotë që ka bërë një punë të mirë. Nuk kemi asgjë për t’u qarë, nuk arrij ta kuptoj se ka akoma njerëz që e vendosin në diskutim të ardhmen e Kovac”, deklaroi Uli Hoeness.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...