Connect with us

Hi, what are you looking for?

Gossip

Fotot nudo me Icardin, Wanda: Nuk zhbëhen 130 gola, Mauro burrë i vertetë

Tani dihet se fotografia, që e paraqet nudo sulmuesin e Interit, Mauro Icardi, duke pozuar me gruan e tij menaxhere, Wanda Nara, nuk është pëlqyer nga klubi, as nga tifozët. Të shtunën, gjatë ndeshjes kundër Udineses, mbërriti protesta e drejtpërdrejtë kundër saj, e shoqëruar edhe nga një fyerje e rëndë.

Ankesat, gjithashtu, nëpërmjet rrjeteve sociale, vazhduan të dielën, kur Wanda postoi një tjetër foto, këtë herë me Mauron, thuajse plotësisht të zhveshur dhe vetë pjesërisht e mbuluar nga përqafimi i partnerit të vet.

Midis komenteve, që e çuan Wanda në një përgjigje nëpërmjet rrjeteve sociale, ishte ai i një ndjekësi, që e përcaktoi Icardin si “të brishtë”.

“Për një set fotografik nuk mund të fshini 130 gola dhe sigurisht nuk ka harruar se si luan futboll. Vetëm ai mund të tregojë nëse ai është i lumtur apo jo. Unë bëj atë që e bën të lumtur Mauron. Icardi di të zgjedhë dhe ju siguroj se ka pak njerëz të vërtetë si ai”, – u përgjigj gruaja e sulmuesit zikaltër.

Me fotografi apo jo, ish-kapiteni vazhdon të jetë në kuotën e 10 golave në Serinë A këtë sezon dhe ende nuk është titullar. Si zëvendësues ai nuk ka mundur të shënojë që nga shkurti 2015.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...