Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Chelsea nuk e do, Higuain shndërrohet në një telash për Juventusin

Eksperienca e Gonzalo Higuain te Chelsea mund të konsiderohet një dështim, pasi sulmuesi argjentinas arriti të shënojë vetëm 5 gola në 21 prezenca, ndërsa në fund të sezonit, pritet të rikthehet te Juventusi.

Klubi londinez nuk ka ndërmend të paguajë për blerjen e “El Pipita”-s, edhe nëse konfirmohet Sarri në pankinë, apo pezullimi i merkatos nga UEFA, ndaj bardhezinjtë do të duhet të kërkojnë një tjetër sistemim për të.

Një sezon mes Milanos dhe Londrës, por me performancë dhe shifra për t’u harruar, e shndërrojnë Higuain në një telash për Juventusin, që tashmë duhet të kërkojnë një tjetër strehë për të, duke marrë parasysh edhe një ulje të konsiderueshme të çmimit.

Kjo pasi momentalisht nuk ka asnjë skuadër që të shfaqë interes për blerjen e tij dhe aq më tepër të paguajë 40 milionë euro për kartonin e tij, aq sa kërkon Juventusi, ndaj në verë bardhezinjtë mund të ulin pretendimet e tyre deri në 25 milionë, për t’u shkarkuar nga barra e rëndë e pagës së Higuain.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...