Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Hysaj: Me Rejan rikthehemi te sukseset, kam edhe 2 vite kontratë me Napolin!

I pranishëm në konferencën për shtyp përpara ndeshjes ndaj Islandës, sëbashku me trajnerin Edy Reja ishte edhe kapiteni Elseid Hysaj i cili u shfaq optimist për një rezultat pozitiv.

SITUATA- Besoj që jemi të gjithë gati. Kemi pasur kohë që të punojmë bashkë. Jemi të gjithë gati si skuadër për të luajtur këtë ndeshje.

SKEMA- Besoj që e gjej veten më shumë në krah. Unë jam gati t’i bëj të gjitha pozicionet. E vendos trajneri.

MERKATO- Nuk më shqetësojnë shumë. Kam edhe 2 vjet me Napolin. Tani për tani mendoj vetëm për Kombëtaren. Më pas do mendoj për pushimet.

KUNDËRSHTARI – Islanda është një skuadër shumë e  fortë. Ka lojtarë shumë të mirë, që luajnë në skuadra të mira. Nuk duhen nënvlerësuar. Duhet të jemi të kujdesshëm në lëvizje. Do arrijmë të bëjmë diçka të mirë në fushë.Islanda nuk është si në Europianin e kaluar, ku tregoi që kishte shumë potencial. Na ka dhënë kurajo edhe trajneri. Me ardhjen e tij, ka ndryshuar klima e kombëtares. Na ka bërë të besojmë që jemi më të fortë. Ndryshe nga Reja.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....