Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Argjentina “ngec” edhe ndaj Paraguait, Zapata çon Kolumbinë në çerekfinale

Argjentina zhgënjeu sërish në Copa America, pasi në ndeshjen e dytë nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 përballë Paraguait.

Trajneri Scaloni kishte bërë disa ndryshime në formacion, duke luajtur me Messin dhe Lautaro Martinezin në sulm, por “Albicelestët” e panë veten në disavantazh në minutën e 37′, pas golit të Sanchez.

Në “Mineirao” të Belo Horizontes ishte Lionel Messi që ekzekutoi saktë një 11-metërsh në minutën e 57′ të takimit, duke rivendosur baraspeshën.

Vetëm 5 minuta më vonë Paraguai shpërdoroi një mundësi “të artë” për t’u rikthyer në avantazh, pasi Gonzalez gaboi nga pika e penalltisë, ndërsa deri në fund rezultati mbeti i pandryshuar.

Në sfidën tjetër të grupit, Kolumbia mori fitoren e dytë radhazi, këtë herë me rezultatin minimal 1-0 përballë Katarit. Takimi u vendos nga një gol i sulmuesit të Atalantës, Duvan Zapata, në minutën e 84-t, ndërsa me këtë 3-pikësh Kolumbia “fluturoi” në krye të grupit, me 6 pikë, duke siguruar kalimin në çerekfinale.

Sfidën e fundit në grup Argjentina do ta luajë përballë Katarit, ku i duhet fitorja për të shpresuar në kalimin në çerekfinale, ndonëse tani nuk ka çdo gjë në dorën e saj.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...